Me shtimin e turistëve në vendin tonë, janë shtuar edhe rastet e bllokimit të tyre në terrene malore, të cilat zgjedhin që t’i eksplorojnë vet. Duke mos pasur informacion mbi shtigjet malore apo mbi rreziqet e mundshme, të huajt mbesin të bllokuar për orë të tëra në pritje të ekipeve të shpëtimit.