Të gjithë të akuzuarit për tentativën e grushtit të shtetit në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Trupi gjykues prej 3 anëtarësh, i drejtuar nga gjyqtarit Zoran Radovic, e justuifikoi vendimin me faktin se sipas tij, “nuk kishte asnjë provë se të akuzuarit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që akuzat ndaj tyre rrëzohen”.