Rusia u tërhoq sërish nga marrëveshja e grurit me Ukrainën duke sjellë edhe njëherë frikën e sigurisë ushqimore. Çmimi në bursa u ngrit menjëherë me 6% dhe nëse bllokada vazhdon çmimet mund të shkojnë edhe më lart. Shqipëria këtë vit ka një prodhim të mbare gruri, por çmimi i shitjes së saj lë për të dëshiruar në këtë periudhë. Fermerët vazhdojnë t’i kenë magazinat plot me grurë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për situatën.