Pas më shumë se një jave hetime të thelluara nga policia e Lezhës, në bashkëpunim me prokurorinë, po shkon drejt fundit dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur me 19 prill ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj. Sot është bërë i mundur dhe identiteti i plotë i 5 bashkëpuntorëve dhe ekzekutorit portugez, e ndërkaq dje policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat polumbare Renea bënë të mundur gjetjen e motorit, me të cilin ekzekutori u largua nga vendi i ngjarjes. Vijonë kërkimet në lumin Drin për gjetjen e armës, me të cilvn kreu dhe krimin.