Pakica serbe në Kosovë është sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave element kyc për afrimin mes Prishtinës e Beogradit. Në raportin më të fundit të saj, organizata që harton analiza të pavarura dhe këshilla për parandalim, zgjidhje dhe menaxhim të konflikteve, thotë se “Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj me shumicë serbe, ndërsa shpresat për normalizim mes dy vendeve po shuhen”.