Fatmira Dervishi është 40 vjece. Ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme. Megjithatë 40 vjecarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e detyruar të presë këmbën por në Shqiperi askush nuk i siguron protezën që të mund të ecë sërish. Fatmira ka marrë garanci në një spital shtetëror në Itali për kryerjen e operacionit për prerjen e këmbës dhe vendosjen e protezës, por spitali shqiptar nuk jep epikrizën ku të përcaktohet se proteza nuk i garantohet në Shqipëri. Mungesa e këtij dokumenti rrezikon të lërë nënën e dy fëmijëve të paralizuar gjithë jetën.