Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton disa skenarë për të forcuar praninë e SHBA-së në Groenlandë, përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake. Shtëpia e Bardhë e cilëson ishullin arktik si prioritet të sigurisë kombëtare dhe kyç për frenimin e rivalëve në Arktik. Nëse oferta për ta blerë nuk funksionon, atëherë nuk përjashtohet ushtria.