Situata gripale në vend po rëndohet si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët e vegjël. Përveç vizitave të shumta në qendra shëndetësore janë rritur edhe telefonatat drejt qendrës kombëtare të urgjencave të cilët i asistojnë edhe në banesë pacientët. Sipas drejtorit të urgjencës kombëtare, virusi i gripit është shfaqur më agresiv pas dy viteve ku dominonte virusi i Sars Covid 2.