Duhet bërë kujdes me temperaturën e lartë dhe sekrecionet tek bebet e vogla, pasi mund të bëjnë konvulsione. Mbani kontakt online me mjekun pediatër. Kjo është këshilla për nënat e reja nëse foshnja e tyre do të bjerë në kontakt me virozat, gripin apo Covidin, në këto ditë janari, ku fluksi i pacientëve të vegjël është rritur ndjeshëm nëpër qendra shëndetësore.