Sikundër ishte paralajmëruar greva e sindikatës së doganave në Greqi ka sjellë bllokimin e lëvizjes së automjeteve në pikat kufitare me vendin fqinjë. Prej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm, në PKK të Kapshticës nuk është lejuar kalimi i automjeteve të vogla, autobusëve dhe kamionëve, si në hyrje dhe në dalje.