Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës në Kosovë po përkeqësohet. Sipas mediave në Kosovë, greva ka hyrë në ditën e gjashtë. “Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsejtë 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, deklaroi Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.