Qytetarët grekë u janë drejtuar qendrave të votimit këtë të diel. Deri në këtë moment pjesëmarrja në votime është 31.52%, ndërkohë që kanë votuar të gjithë kryetarët e partive që kandidojnë. Më herët presidentja e vendit, Katerina Saqelaropulu ka bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë në procesin e votimeve.