Zgjedhjet parlamentare po mbahen sot në Greqi, ndërsa 9.810.040 qytetarë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit. Ministria e Brendshme greke deklaroi se procesi i votimit nisi me diasporën, ku 16827 grekë që jetojnë jashtë vendit dhe që kishin shprehur dëshirën të votojnë, iu drejtuan kutive të votimit në ambasada, shkolla dhe biznese.