Me 159 vota pro nga gjithësej 300 ligjëvënës , parlamenti grek ka miratuar buxhetin e vitit 2025, megjithëse debatet patën në qendër të tyre pakënaqësinë sociale në rritje për shkak të çmimeve të larta të artikujve të kosnumit të përditshëm . Por ajo që bëri përshtypje këtë herë ishte fakti që votimi për shpenzimet e mbrojtjes mori 258 vota pro dhe vetëm 41 kundër, me gjithsej 7 parti nga 9 gjithësej që i miratuan ato.