Mënyra e hyrjes së udhëtarëve drejt Greqisë ndryshon nga e hëna e ardhshme me datë 7 shkurt. Për qytetarët e vaksinuar plotësisht, nuk do të kërkohet me në aeroporte, porte apo pika kufitare tokësore testi molecular PCR ose testi i shpejtë, por mjafton një certifikatë vaksinimi. Direktiva e re u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në një deklaratë të shkurtër për televizionin public ERT.