Për të përballuar krizën e strehimit qeveria greke do të rikthejë “recetën” e suksesshme të dekadës së ’60 , shfrytëzimin e pronave publike për të ndërtuar banesa sociale moderne për mijëra familje. Çelësi i suksesit është tërheqja e investitorëve privatë, të cilëve do t’u jepet mundësia të ndërtojnë me përfitim, kthim të drejtëpërdrejtë të një pjese të pronës së re.