Gati 11 muaj pas titujve të shtypit grek si “Bllokada” e parë greke për Shqipërinë për shkak të çështjes “Beleri” dhe deklaratave të ashpra të Athinës se Greqia “ngrin” perspektivën që Shqipëria të nisë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE, kryediplomati grek Georgios Gerapetritis konsideron ditën e sotme para Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri si një moment historik për zhvillimin e ecurisë evropiane të Ballkanit Perëndimor.