Top Channel/ Greqia, krizë demografike: Popullsia, plakje e “frikshme”, lindshmëria pikiatë!
29/08/2025 11:06

Greqia po përballet me një krizë demografike alarmante që, sipas parashikimeve, do të thellohet edhe më shumë gjatë dekadave të ardhshme. Numri i lindjeve është në rënie të vazhdueshme, ndërsa popullsia po plaket me ritme të përshpejtuara. Në vitin 2023, vendi regjistroi vetëm 72 mijë lindje — gati gjysma e mesatares vjetore të viteve ’50 dhe ’60. Të dhënat e Universitetit të Thesalisë tregojnë se kjo rënie nuk ka vetëm shkaqe demografike, por lidhet ngushtë me sfida të mëdha sociale dhe ekonomike. Nga 11 milionë banorë që pati rreth një dekadë më parë, sot Greqia ka zbritur në afro 10 milionë. Që nga viti 2011, Greqia ka humbur rreth 500 mijë banorë — një humbje e ndikuar nga më shumë vdekje se lindje, por edhe nga emigrimi masiv i të rinjve. Shumë të reja dhe të rinj të arsimuar kanë zgjedhur të largohen drejt vendeve me mundësi më të mira pune dhe jetë më të qëndrueshme. Ndër faktorët që shtyjnë të rinjtë drejt largimit është edhe kriza e strehimit. Çmimet në rritje dhe mungesa e aksesit në banesa përbëjnë pengesë të madhe për krijimin e familjeve të reja. Sot, një në katër grekë është mbi 65 vjeç. Ndërkohë, për gratë që kanë lindur rreth viteve 1980, një në pesë nuk ka fare fëmijë— një tjetër shenjë e thellimit të krizës. Deri në vitin 2035, Greqisë do t’i duhen mbi 2 milionë punonjës për të zëvendësuar të dalët në pension dhe për të përmbushur nevojat e një ekonomie në zhvillim.Dikur, emigrantët ndihmuan në ngadalësimin e plakjes. Sot, trendi është përmbysur. Greqia po përjeton një zbrazje të heshtur që, nëse nuk ndryshon, rrezikon të përcaktojë fatin e saj për dekadat që vijnë. Sipas OKB-së, deri në vitin 2100 popullsia e vendit pritet të bjerë nën nivelin e vitit 1950 ,dmth më pak se 7-8 milion banorë.Një vend në krizë demografike kërkon zgjidhje urgjente — për të mos e humbur të ardhmen që po i rrëshqet nga duart.

Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
Top Channel/ Vuçiç: Ushtria e Kosovës, më e fortë se ajo e Malit të Zi dhe Maqedonisë!
20/02 15:16
Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
Top News- ‘Lista, problemi i serbëve’/ Nenad Rashiç: Politika që po dëmtojnë qytetarët
18/02 16:37
Top News- Militantët e Vuçiç dhunojnë studentët/ Përplasjet në protestën e organizuar në Novi Sad
17/02 14:38
DIGITALB DIGITALB