Greqia feston sot ditën e pavarësisë të fituar pas revolucionit të 1821. Mijëra grekë ndoqën nga afër parakalimin ushtarak me rastin e festës së pavarësisë. Avionë, helikopterë, sisteme ultra moderne ushtarake parakaluan në sheshin Singama të Athinës në nder të monumentit të ushtarit të panjohur dhe nën nderimet e klasës politike vendase, në krye të së cilës ndodhej presidentja e vendit Katerina Saqelaropulu, deputetë, ministra dhe pjesëtarë të trupi diplomatik të akredituar në Greqi.