Top Channel/ Greqia e kënaqur për Belerin: Do të vazhdojmë të kujdesemi për minoritetin grek
02/09/2024 19:32

Nga Selaniku ku ndodhej për një vizitë pune, sapo u informua për lirimin e Fredi Belerit, kreu i diplomacisë grek Georgios Gerapetritis e ka konsideruar ngjarjen si zhvillim pozitiv , por që nuk fshin ato që kanë ndodhur gjatë gjithë muajve të kaluar në marrëdhëniet dy palëshe. Lirimi i eurodeputetit të zgjedhur Fredi Beleri pas një mbajtje në paraburgim dhe heqje lirie prej 16 muajsh , përbën një zhvillim pozitiv. Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore . Greqia do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe ti vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane. Në të njëjtën gjatësi vale edhe deklarata e ministrit të Shtetit dhe zëdhënësit të qeverisë, i cili ka përshëpndetur lirimin e zotit Beleri, por duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë që Athina do të harrojë gjithë ato që ndodhën këto 16 dhe rëndësinë e tyre, nzk do të harrojë se çështjet e mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë dhe e të drejtave të një të akuzuari, janë të shenjta. Dhe nuk do ti harrojmë pasi në personin e Fredi Belerit qeveria greke shikon gjithë qytetarët grekë dhe gjithë minoritetin kombëtar grek të Shqipërisë, të cilin do vazhdojmë ta mbështesim, do jemi përkrah tij dhe tashmë ky minoritet grek i Shqipërisë dhe Greqia, bashkë me grekët, kanë një përfaqsues të tyre të zgjedhur në PE , i cili do të jetë aty , do të flasë për të drejtat njerëzore , do të japë më shumë beteja. Lirimi i Fredi Belerit zuri vend kryesor në gjithë mediat televizive që kishin dërguar gazetarët e tyre në Shqipëri, por edhe tek shtypi i shkruar. Mes të tjerave gazeta Kathimerini publikon deklaratën e parë të tij pas lirimit se “Shteti i së Drejtës dhe Demokracia në Shqipëri nuk janë rivendosur , institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet”, si dhe gazeta Ta Nea me artikullin e saj të titulluar -Fredi Beleris: “Në Shqipëri nuk është rivendosur demokracia – do ndjek rrugën e drejtësisë pas daljes nga burgu, me ankimim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Top News – ‘Korrupsioni po pengon integrimin’ / Delegacioni i PD, shqetësim para deputetëve gjermanë
20/03 16:30
Top Channel/ Peleshi dhe opozita në Bundestag, mazhoranca dhe opozita “përplasen” në Gjermani
20/03 15:25
Top Channel/ “Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Kumbaro
19/03 15:39
Top Channel/ Ministri Demo: Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
19/03 15:33
Top Channel/ Stërvitjet serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton…
19/03 15:29
Top Channel/Projektligji i PD për zbritjen me 45 lekë të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin
19/03 15:28
Top Channel/ Nis lufta politike për naftën! PD ligj për heqjen e taksave. Qeveria refuzon
19/03 15:04
Top Channel/ Berisha në takimin e PPE, flet kundër Ramës dhe për mbështetje në rritje për opozitën
19/03 12:16
Top Channel/ PD tregon si ulet çmimi i naftës, paraqet propozim për ndryshimin e taksave
19/03 12:10
Top Channel/ Peleshi në Gjermani, PD ankohet/ Vizita në Bundestag, debat për delegacionin
19/03 12:06
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin, sytë e partnerëve janë te ne
19/03 11:01
Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
DIGITALB DIGITALB