Top Channel/ Greqia “dridhet” nga protestat/ Më 28 shkurt pritet tubimi më i madh
26/02/2025 21:54

Greqia përgatitet të përjetojë një prej grevave dhe protestave më të fuqishme të viteve të fundit, ditën e përvjetorit të dytë nga tragjedia e Tempit në 28 shkurt 2023, kur dy trena u përplasën dhe 57 pasagjerë, shumica studentë, humbën jetën. Protesta e re zhvillohet në një moment kur sondazhet e fundit nga kompani të ndryshme tregojnë se partia në fuqi Demokracia e Re ka humbur gati gjysmën e zgjedhësve të saj . Ajo që ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë dhe të protestojnë tashmë masivisht është fakti se dy vjet pas aksidentit tragjik , jo vetëm që nuk është gjendur asnjë fajtor , por siç theksojnë vetë grekët, janë bërë përpjekje nga politikanët në fuqi edhe nga drejtësia , që të mbulohen shumë prej provave të kësaj ngjarjeje. Në sondazhe tashmë duket qartë se 68% e grekëve nuk besojnë se do të vendoset drejtësia për aksidentin e Tempit. 77% shprehen se nuk janë të kënaqur me përpjekjen e qeverisë për zbardhjen e çështjes, 74% japin të njëjtën përgjigje negative për drejtësinë greke ,por edhe 71% për opozitën parlamentare, e cila kritikon vazhdimisht kryeministrin Mitsotakis se është përpjekur të mbulojë çështjen. Kreu i qeverisë në një mesazh para mbledhjes së kabinetit mesditën e së mërkurës vuri në dukje se disa nga partitë opozitare dëshirojnë ta kthejnë këtë zi kolektive në një mundësi për një përçarje të re dhe synojnë të krijojnë paqëndrueshmëri politike.

Top Channel/Lëvizja e BE trondit fuqitë e mëdha, zbulohet letra e Von der Leyen për vendet e Unionit
10/02 20:21
Top News – Marrëveshje bërthamore me Armeninë / SHBA ‘shtyn përpara paqen’, vizitë e JD Vance
10/02 15:13
Top News – Kenia do të përballet me Rusinë / Përdor shtetasit e saj në luftë, e papranueshme
10/02 15:12
Top News – Do të zhvendosë fuqinë në Evropë! Estonia lëshon alarmin: Rusia po blindohet
10/02 15:12
Top News – Sulm me sëpatë dhe çekiç / 72 vjeçari ukrainas vret 5 persona, ‘konflikt familjar’
10/02 15:11
Top News – Vendi varroset nën dy metra borë / Tre javë reshje pa pushim, të paktën 46 viktima
10/02 14:58
Top News – Kuba nuk ka më karburant / Vendi nën masa emergjente, SHBA shton presionin
10/02 14:58
Top News – Droni koreanojugor hyn në veri / Ra përtej kufirit, bastisje në agjencinë e spiunazhit
10/02 13:01
Top News – Kërkon ‘mëshirë’ nga Trump / Bashkëpunëtorja e Epstein ‘mbyll gojën’ në kongres
10/02 13:01
Top News – Trump është haptazi anti-Evropian! Macron paralajmëron përplasje të reja me SHBA-në
10/02 12:47
Top Channel/ Trump frenon Izraelin: Jo aneksim të Bregut Perëndimor, sjell trazira!
10/02 12:00
Top Channel/ Macron “gati për sherr” me SHBA-në: Të kapim momentin e Groenlandës!
10/02 11:59
Top News – Australia përfshihet nga trazirat/Përleshje të dhunshme në vizitën e presidentit izraelit
10/02 11:45
Top Channel/ Indeksi i korrupsionit, Transparency International: Më mirë në Ballkan, Mali i Zi!
10/02 11:42
Top News – Starmer nuk pranon të dorëhiqet / Nuk e braktis mandatin! Pasojat e skandalit Epstein
10/02 11:32
Top Channel/ 45 vjet për ish krerët e UCK, ish- hetuesja: Burgim i përjetshëm “pa prova”!
10/02 11:31
Top Channel/ Europa kufizon rrjetet sociale për të miturit? “Janë rritur problemet psikologjike”!
10/02 11:31
Top Channel/ Dosjet Epstein, rrezik per reputacionin e familjes mbretërorë britanike!
10/02 11:30
Top News – Do bllokojë urën e re SHBA-Kanada / Trump sulmon sërish fqinjin verior, ndarja thellohet
10/02 11:21
Top News – Paradë planetësh këtë shkurt / Spektakël në qiell, gjashtë trupa në një vijë
10/02 11:16
DIGITALB DIGITALB