Top Channel/ Greqia do mbrojë Bullgarinë. Dërgon sistemin Patriot në veri të vendit
06/03/2026 15:21

Greqia do tndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov. Sipas vendimit të qeverisë greke, një bateri raketash Patriot do të zhvendoset në Greqinë veriore për të ofruar mbrojtje antibalistike për Bullgarinë. Gjithashtu, dy avionë luftarakë F-16 do të vendosen në një bazë ajrore në veri të vendit për të forcuar mbrojtjen ajrore të rajonit. Dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore greke do të dërgohen në qendrën operative të ushtrisë bullgare në Sofje, ndërsa Dendias pritet të vizitojë gjithashtu Bullgarinë për bisedime me homologun e tij. Masat lidhen me zhvillimet e fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Athina thekson gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ndërkohë ministria e Jashtme greke hodhi poshtë pretendimet e Turqisë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut duke i cilësuar ato si të pabazuara, pas shqetësimeve të Ankarasë në dërgimin e raketave Patriot në ishullin Karpathos në kuadrin e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Sipas diplomacisë greke, mbrojtja e vendit është e panegociueshme, sidomos në një periudhë tensioni dhe pasigurie në rajon.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02