Top Channel/ Greqia dhe Gjermania nisin përdorimin e certifikatave të koronavirusit
02/06/2021 11:44

Greqia, Gjermania dhe pesë vende të tjera të Bashkimit Europian paraqiten një sistem çertifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të këtij programi më 1 korrik në bllokun me 27 vende.Vendet e tjera që filluan ta përdorin këtë sistem më herët ishin Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia, sipas Komisionit Evropian.Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e çertifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë, shpjegon VOA. Çertifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe atyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit.Dokumentet do të jenë në formë dixhitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut."Qytetarët e BE-së po presin me padurim që të udhëtojnë përsëri dhe duan ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të sigurt. Çertifikata e BE-së do të ishte një hap vendimtar," tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.Ministri grek për strategjinë dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, tha se udhëtimet do të bëhen më të lehta brenda BE-së ndërsa vendet e bllokut miratojnë standardin e ri të verifikimit..Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të hyjne në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë.Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin.

Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12 11:20
Top News – Emmanuel Macron tregon muskujt / Poston imazhet, stërvitje me trupat franceze në Emirate
24/12 11:20
Top News – ‘Si një bombë’, rrëzohet avioni në Turqi / Humb jetën shefi i lartë ushtarak i Libisë
24/12 11:19
Top Channel/ Rusia ndërton central bërthamor në hënë, plani i Putinit: Do bashkëpunojmë me Kinën!
24/12 11:15
Top Channel/ SHBA i ndalon vizën ish-komisionerit të BE, “plas” zemërata në Europë!
24/12 11:05
Top News – 24 orë paqe në botë për Krishtlindje / Papa Leoni, i zhgënjyer me refuzimin e Rusisë
24/12 11:00
Top News – Putin do pushtojë edhe Hënën / Plan për të ndërtuar një central bërthamor atje
24/12 10:56
Top News – Ukraina nën sulm para Krishtlindjeve / Zelenski: Putin nuk do t’i japë fund vrasjeve
24/12 10:48
Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
DIGITALB DIGITALB