Top Channel/ Greqia, 25 mld euro për mbrojtjen/ Mitsotakis: Nuk është ambicie agresive
02/04/2025 23:49

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga foltorja e parlamentit ka paraqitur një plan të ri dymbëdhjetëvjeçar me vlerë 25 miliard euro për fuqizimin e Forcave të Armatosura të vendit duke e konsideruar atë si transformimi më drastik i tyre në historinë moderne dhe si investim i aftësive mbrojtëse në sovranitetin e Greqisë. Mitsotakis i është referuar kërcënimit që vjen nga pushtimi rus në Ukrainë ,arkitekturës së re evropiane të sigurisë, rigjallërimit të konfliktit në Lindjen e Mesme,si dhe tarifave të reja nga SHBA , duke theksuar se harta botërore e interesave gjeopolitike, po riorganizohet në mënyrë dramatike. Me këto fakte të reja, zgjedhjet strategjike të vendit tonë bëhen absolutisht kritike, aq më tepër kur nga njëra anë perceptimi mbrojtës i lidershipit të ri të SHBA duket se ndryshon nga roli i NATO-s dhe nga ana tjetër kur planet ekonomike të kësaj superfuqie duket se devijojnë nga një kornizë e tregtisë së lirë që ka ekzistuar deri më tani. Sipas kreut të qeverisë, plani i ri për mbrojtjen ka të bëjë me ambiciet parandaluese dhe jo agresive dhe se politika e mbrojtjes merr karakteristika ekzistenciale dhe zhvillimore, ndërsa analistët shprehen se bëhet fjalë për një përpjekje të Athinës pas daljes nga kriza dhjetëvjeçare e borxhit ,për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për të ruajtur balancën ushtarake me rivalin e saj historik Turqinë. Duke paraqitur disa vetëm prej hollësive të këtij plani të ashtuquajtur "Mburoja e Akilit", Mitsotakis dhe më pas Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dhenidas kanë shpjeguar se bëhet fjalë për një kupolë e cila kombinon mjetet ekzistuese të mbrojtjes ajrore me aftësitë e reja që do të jenë në gjendje të mbrojnë në pesë nivele: me sistemet anti-dron, antiraketë, kundërajror, anti-anije dhe anti-nëndetëse. Mitsotakis u tha ligjvënësve se Greqia që shpenzon pak më shumë se 3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen ,si vend anëtar i NATO-s nderon aleancën strategjike me SHBA , por në të njëjtën kohë si vend i BE duhet të jetë një krah qendror i strategjisë evropiane të mbrojtjes në shekullin e 21-të.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02