Top Channel/ Greqi-Turqi, rikthehen tensionet në Egje: Sot takimi në Ankara!
09/02/2026 12:16

Në Ankara mblidhet sot “Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi–Turqi”, për një takim zhvillohet në një klimë të brishtë, mes dy vendeve partnere në NATO, por me mosmarrëveshje të thella dhe të pazgjidhura për kufijtë detarë. Tensionet mes dy vendeve në Detin Egje janë rishfaqur sërish, duke rikthyer frikën e një përshkakllëzimi të ri të marrëdhënieve mes tyre. Sipas planit, në këtë forum marrin pjesë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia e një takimi të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, çka shihet si një test i rëndësishëm për vullnetin politik të të dyja palëve për të mbajtur të hapur dialogun.Këshilli Suprem i Bashkëpunimit u krijua në vitin 2010 për të ulur tensionet pas krizave të përsëritura në Mesdheun Lindor. Edhe pse nuk ka prodhuar marrëveshje të mëdha, ai synon të ruajë një agjendë pozitive, kryesisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit. Megjithatë, ky mekanizëm është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, hera e fundit në Athinë në dhjetor 2023.Në prag të takimit të sotëm, një çështje e re ka shtuar tensionet: përdorimi nga Turqia i sistemit të navigacionit detar “Navtex”, përmes të cilit Ankaraja paralajmëroi për rreziqe sigurie dhe aktivitete ushtarake greke në zona të diskutueshme të Egjeut. Athina e interpreton këtë si një përpjekje për të zgjeruar kontrollin turk në hapësira detare që mbeten objekt mosmarrëveshjeje, ndërsa media greke e ka cilësuar veprimin si një provokim të ri.Nga ana tjetër, Turqia e paraqet Navtex-in si një procedurë teknike rutinë dhe në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Tensionet në det kanë pasoja edhe në politikën e brendshme greke. Kryeministri Mitsotakis përballet me kritika në rritje nga e djathta nacionaliste, e cila e akuzon qeverinë se po tregohet e butë ndaj Ankarasë, ndërsa Turqia vazhdon të shtyjë përpara pretendimet e saj detare.Në thelb, mosmarrëveshjet mes dy vendeve lidhen me shelfin kontinental, shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe zgjerimin e ujërave territoriale në Egje. Turqia, në kuadër të doktrinës së saj ushtarake “Atdheu Blu”, pretendon zona të gjera detare, ndërsa Greqia mbështetet në Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit, e cila parashikon ujëra territoriale deri në 12 milje detare — një konventë që Turqia nuk e ka nënshkruar.

Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
Top Channel/ Gazetari i TCH tregon për situatën në Izrael: Nuk lejohen lëvizjet e panevojshme
02/03 10:49
Top Channel/ “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
02/03 10:47
Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
DIGITALB DIGITALB