Lehtësimi i mëtejshëm i masave të pandemisë në Greqi ka kthyer buzëqeshjen në sektorin e turizmit dhe hotelerisë që përfshin edhe restorantet e baret. Prej një Majit Autoriteti i aviacionit Civil të Greqisë njoftoi se hoqi të gjitha rregullat e COVID-19 për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, përveç mbajtjes së maskave gjatë fluturimeve dhe në aeroporte. Ndërsa më parë udhëtarëve edhe në porte e pika kufitare tokësore u kërkohej çertifikata e vaksinimit, një test negativ ose një dokument shërimi nga koronavirusi, tashmë ky rregull nuk është në fuqi as për restorantet e baret ku mund të shkojnë edhe personat e pavaksinuar.