Rradhët e gjata të taksive kanë vështirësuar qarkullimin e makinave në kryeqytetin grek pasi taksistët kanë filluar një grevë 48-orëshe prej mëngjesit të së martës. Më shumë se 200 taksi kanë kaluar nëpër qendër të Athinës dhe më pas kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore. Taksistët i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës së tyre për të dalë në këtë protestë me një sërë kërkesash ekonomike si uljen e taksave, rritjen e tarifave nga dhe drejt aeroporteve apo edhe aksesin në korsitë e autobusëve. Pamjet: AFP