Autoritetet greke kanë këshilluar njerëzit në ishullin Santorini në detin Egje që të mbyllin shkollat të hënën, të shmangin dy porte të vogla dhe të evitojnë grumbullimet në hapësirat e brendshme, pas rritjes së aktivitetit sizmik në zonë gjatë ditëve të fundit. Një seri lëkundjesh deri në magnitudë 4.3 u regjistruan të premten dhe të shtunën në zonën midis ishullit vullkanik të Santorinit dhe Amorgos, sipas ministrisë së Mbrojtjes civile në një deklaratë të shtunën pasdite, raporton Reuters.