Top Channel/ Greqi, gjendje e jashtëzakonshme/ Autoritetet shpallin emergjencën në dy ishuj
02/12/2024 23:03

Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur qeveria greke për ishujt, Rodos dhe Limnos pas valës së motit të keq me emrin Bora që goditi shumë zona të vendit me reshje të vrullshme dhe erëra të fuqishme. Në Rodos ende banorët pastrojnë shtëpitë e përmbytura dhe rrugët me baltë. Dhjetëra biznese dhe makina janë dëmtuar , ura janë shembur dhe pjesë të mëdha të rrjetit rrugor janë shkatërruar plotësisht. Ndërkohë ka shkuar në tre numri i viktimave të shkaktuara nga moti i keq që preku kryesisht përveç ishujve të Rodosit dhe Limnos edhe gadishullin e Halkidikisë dhe Selanikun. Në zonën e Sithonisë është gjetur pas 8 orësh i vdekur një 48 vjecar i cili ka humbur jetën nga hipotermia pasi rrëshqiti dhe mbeti brenda në makinë në një kanal me ujë, kur rruga u përmbyt. Vetëm brenda 40 orëve të fundit , shërbimi zjarrfikës iu përgjigj mbi 3000 thirrjeve për ndihmë në lidhje me motin ekstrem , ku shumica tyre vinte nga Rodosi , Selaniku dhe Halkidhikia. Në shumë komuna të kësaj zone , ka shtëpi dhe biznese ende të përmbytura, ndërsa balta dhe materialet inerte kanë përfunduar mbi rrugë dhe mbi makina. Në Selanik ka ende probleme me furnizimin me energji elektrike dhe disa rrugë janë të përmbytura.Edhe tuneli i Tempit në Thessali mbetet i mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe linja hekurudhore nuk funksionon. Sipas një buletini të përditësuar të urgjencës nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Greqisë, kushtet intensive të motit pritet të vazhdojnë në zona të caktuara deri në mesditën e së martës.

Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Netanyahu: Lufta me Iranin vazhdon. Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 12:17
Top Channel/ Mungesë gare në tenderat publikë, APP: 5766 tendera në 2025
01/04 12:15
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top Channel/ Veliaj mungon në gjyq, shtyhet seanca e themelit dhe zbardhen debatet mes palëve
01/04 12:08
Top News – Plagoset 17-vjeçari në Pogradec. Autorët e dhunuan dhe tentuan ta marrin peng
01/04 11:50
Top News- Ish drejtorët e AMP dërgohen në gjyq/ Punësuan në mënyrë të paligjshme Muçi Shaljanin
01/04 11:38
Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
01/04 11:17
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
01/04 11:16
Top Channel/ Shiste lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, pranga 23-vjeçari në Shkodër
01/04 11:07
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
01/04 10:25
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
01/04 10:22
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
01/04 10:21
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
01/04 10:11
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë
01/04 09:40
Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48