I dërguari i Presidentit Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i rikthehet përplasjes me politikën e Kosovës. Këtë të diel, Grenell kritikoi Presidenten Vjosa Osmani, pasi sipas tij, ka manipuluar fjalët e Donald Trump. Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.