Top Channel/ Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin: SHBA-BE janë kundër tij!
03/02/2025 19:29

I dërguari i Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka bërë një deklaratë të fortë kundër Albin Kurtit, 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Ndër të tjera ai shprehet se qeveria e Kurtit nuk ka qenë dhe nuk është e besueshme as për administratën e Joe Biden dhe as për atë të Donald Trump. Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është e rreme. Grenell shprehet se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, dhe kjo për shkak të Kurtit. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Kështu kanë vepruar edhe BE-ja dhe NATO-ja. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur tani nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka deklaruar Grenell. Përplasjet e Richard Grenell me Albin Kurtin janë të hershme, që gjatë mandatit të parë të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, kur Grenell ishte i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi. Në atë kohë, emisari amerikan deklaronte se marrëveshja mes dy vendeve fqinje ishte e pamundur me Albin Kurtin kryeministër, ndërsa e quante këtë të fundit antiamerikan. Përplasjet e forta me Grenell sollën dhe rrëzimin e Albin Kurtit nga qeveria, në vitin 2020, pas një mocioni nga kundërshtarët politikë, që sipas tij, erdhi për shkak të pazareve për shkëmbim territorial me Serbinë. Rikthimi i Kurtit në pushtet, në shkurt të 2021-shit, rindezi sërish përplasjet e tij me Grenell, por këtë radhë ky i fundit ishte ish-emisar i SHBA në Ballkan. Këtë 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do të votojnë për Parlamentin e ri të vendit, dhe si rrjedhojë edhe partinë qeverisëse për 4 vitet e ardhshme, ku Albin Kurti kërkon një tjetër mandat qeverisës, e ndërkohë Richard Grenell është rikthyer në kabinetin e Presidentit Trump, si i dërguar për Misione të Posaçme.

Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38