Top Channel/ Grenell i thotë “jo” Trump për/ Postin i ambasadorit në OKB
01/04/2025 22:46

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, ka deklaruar se nuk ka asnjë interes për të pasur postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Në një intervistë në “Neësmax”, Grenell tha se kjo mundësi nuk ishte “diçka që ai dëshironte të bënte”. Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador në Gjermani për dy vjet gjatë administratës Trump, u shpreh se ai kishte shumë gjëra të tjera për të bërë dhe se ky post nuk ishte pjesë e planeve të tij të ardhshme. Ai theksoi gjithashtu se ishte i njohur me punën e OKB-së dhe se kishte interes për këtë organizatë, por që nuk dëshironte të merrej me atë detyrë në këtë moment të jetës së tij. Shtëpia e Bardhë tërhoqi më herët të enjten nominimin e Elise Stefanik, përfaqësuese e Nju Jorkut, për postin e ambasadores së SHBA-së në OKB. Ky veprim u pasua me spekulime mediaike se ajo do të zëvendësohej nga Richard Grennell, por ai tha se Presidenti Trump kishte shumë opsione të tjera për të zgjedhur një ambasador të ri dhe se ai do të zgjidhte dikë të kualifikuar për këtë pozicion. Megjithatë, Grenell theksoi se ai do të vazhdonte të shërbente në pozita të tjera, siç është roli i tij në Qendrën Kennedy, dhe se nuk kishte plane të ndryshonte pozicion. “Është e vështirë të thuash jo, por unë jam I bindur se presidenti do të zgjedhë kandidatirën më të mirë”, theksoi Grenell.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02