Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti të djegura, mijëra hektarë pyje me pisja të shkrumbuar, pemtari të mbjella, asgjë nga mundi dhe puna e një jete. Teksa flakët i afroheshin fshatit, banorët panë ferrin me sy. Do të duhet shumë kohë që ky përjetim të shlyhet nga kujtesa e tyre.