Top Channel/ Graçanicë, shqiptarët bëhen bashkë! Partitë në Kosovë lënë pas dallimet
14/08/2025 19:49

Partitë shqiptare kanë lënë anash dallimet politike në nivelin qendror për t’u bashkuar në garën për komunën e Graçanicës. Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë kanë nxjerrë një kandidat të përbashkët dhe një listë të vetme për asamble në komunën e banuar me shumicë serbe. Bartës i listës së Aleancës Shqiptare është Leutrim Ajeti, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili për katër vitet e fundit ka mbajtur postin e nënkryetarit të Graçanicës. Ai thotë se bashkimi i partive shqiptare ka pasur sfida, por qëllimi mbetet i njëjtë për të gjithë: zhvillimi i qytetit të vogël afër Prishtinës. “Kur e kuptuan të gjitha partitë qëllimin, atëherë në fund ka qenë më e lehtë. Besoj që ky bashkim do të sjellë shumë përfitime politike në komunën e Graçanicës.” Ajeti ka theksuar tre qëllime kryesore nëse arrijnë të marrin udhëheqjen e Graçanicës, komunë në të cilën historikisht kandidatët e Listës Serbe kanë dalë gjithmonë të parët: “Në këtë rast, lirimi i rrugës kryesore me një nënkalim, pastaj çështja e transportit urban që është një brengë e madhe dhe kërkesë e qytetarëve, si dhe çështja e ambientit, e cila shqetëson komunën e Graçanicës.” Prijësi i listës së Aleancës Shqiptare nuk pret që partia më e madhe serbe në Kosovë ta kundërshtojë kandidaturën ose zgjedhjen eventuale të tij si kryetar. “Ky është një proces demokratik dhe askush nuk mund ta ndalojë. Nëse ata fitojnë, ne ua zgjasim dorën dhe presim bashkëpunim për zhvillimin e komunës. Po ashtu, nëse fitojmë ne, është po ashtu proces demokratik dhe e dinë edhe ata, por edhe qytetarët.” Leutrim Ajeti, kandidati i përbashkët i partive shqiptare, ka premtuar se do të punojë për të gjithë qytetarët e Graçanicës pa dallim etnie. Ai ka shtuar se bashkimi i partive shqiptare në garën për kryetarë komunash duhet të bëhet edhe në qytetet e tjera ku shqiptarët janë pakicë. Afati për dorëzimin e emrave të kandidatëve për kryetar dhe listave për asamblistë për zgjedhjet e 12 tetorit ka përfunduar të mërkurën. Graçanica mbetet komuna e vetme ku shqiptarët, si pakicë, garojnë me një listë dhe një kandidat të vetëm për kryetar.

Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
DIGITALB DIGITALB