Në orët e para të kësaj të diele në Rrugën e Kombit ka ndodhur një incident në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë. Në momentin që autobusi ka ndaluar në një stacion pranë zonës së Repsit, brenda tij ka hyrë një person që ka goditur me grushte faturinon e autobusit, të cilit më pas i ka marrë edhe xhiron ditore.