Ky është momenti kur grabitësi i maskuar grabit nën kërcënimin e armës 40 mijë euro në pikën e këmbimit valutor. Sikurse duket në video, grabitësi ende i paidentifikuar futet brenda pikës së këmbimit valutor dhe kërcënon dy punonjëset me armë, merr paratë dhe largohet me shpëjetësi. Grabitja ka ndodhur pak çaste pasi është hapur pika e këmbimit valutor, ku hajduti që mban një maskë dhe kapele, ka përfituar nga pakujdesia e punonjëseve.