Top Channel/ Grabitje me armë në Fushë-Krujë, një hajdut serial shpallet në kërkim
05/01/2026 23:24

Pasditen e sotme, një grabitje me armë zjarri është shënuar në Fushë-Krujë, në një pikë karburanti. Sipas burimeve, një person që lëvizte me një taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit, duke marrë paratë e xhiros ditore. Pas grabitjes, autori ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të fshatrave të zonës së Fushë-Krujës. Burime policore bëjnë me dije se i riu dyshohet se ka kryer të paktën tre vjedhje brenda pak orësh. Ngjarja ka nisur në Tiranë, ku ai ka marrë një taksi në qendër të qytetit me pretendimin për të udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Sapo mjeti është afruar në zonën e Tapizës, ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin, ka marrë drejtimin e automjetit dhe e ka lënë shoferin në një zonë të largët, duke i marrë gjithashtu paratë dhe telefonin celular. Më pas, autori është drejtuar drejt një pike karburanti në afërsi të Milotit, ku sërish nën kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit shumën e parave të xhiros ditore. Automjeti është gjetur më vonë i braktisur pranë një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa autori është arratisur. Sipas policisë, i njëjti person dyshohet se ka përdorur të njëjtën skemë grabitjeje edhe në fund të muajit dhjetor, ku ka grabitur me forcë një taksist nga Tirana, duke i marrë para dhe telefon nën kërcënimin e armës.

Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
Top Channel/ “Më ngacmoi të dashurën”, 39-vjeçari plagoset në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç
23/03 12:22
Top Channel/ Rritet bilanci tragjik në Drashovicë-Kotë, humb jetën edhe i plagosuri
23/03 12:19
Top News – Tatimet thirrje bizneseve. ‘Kemi të ardhurat nga Booking, paguani detyrimet’
23/03 11:47
Top News – Molotovë me flamurin gjerman. Ambasada e Berlinit në Tiranë: PD të distancohet nga dhuna
23/03 10:53
Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
Top News – Tragjedia në rrugë. Tre të vdekur nga aksidenti i rëndë në Vlorë
23/03 09:47
Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
DIGITALB DIGITALB