Top Channel/ Grabitet kambana e manastirit. Objekti 250 vjeçar në Sarandë është monument kulture
20/12/2025 21:09

Një nga këmbanat e Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë, objekt i shpallur monument kulture, është grabitur gjatë natës, duke u shkëputur me mjete prerëse dhe transportuar në rrethana ende të paqarta. Mungesa e këmbanës u konstatua nga kujdestari i manastirit, David Dulaj, i cili thekson se ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore për këtë objekt kulti rreth 250-vjeçar. Sipas tij, këmbana e grabitur ishte dhuruar ndër vite nga Mitropolia, si shenjë mbështetjeje dhe kujdesi për këtë monument të rëndësishëm të besimit ortodoks. Ai u bën apel personave që e kanë marrë këmbanën ta rikthejnë atë, duke e cilësuar aktin si një cenim të rëndë të trashëgimisë kulturore dhe një sulm ndaj besimit fetar. Rasti është denoncuar në Policinë e Sarandës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ngjarja ka ngritur shqetësim në komunitetin lokal, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Manastiri i Shën Gjergjit është ndërtuar rreth shekullit XVIII dhe përbën një nga objektet më të rëndësishme të kultit ortodoks në zonën e Sarandës. Për më shumë se dy shekuj, ai ka shërbyer si qendër shpirtërore për komunitetin vendas, duke ruajtur vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe fetare. Manastiri ndodhet në një kodër pranë aksit rrugor Sarandë–Ksamil, në afërsi të Plazhit të Manastirit.

Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
Top News – Bashkëshortët varrosen të ndarë. Krimi i dyfishtë në Roskovec, autori ende në morg
25/03 12:05
Top News – ‘Policia shqiptare korruptohet lehtë’. Amerikania në Vlorë denoncon bashkëkombasin
25/03 12:04
Top News – Hoxha takohet me Ambasadorin Durmishi. ‘Kosova, përparësi e padiskutueshme e Shqipërisë’
25/03 12:03
DIGITALB DIGITALB