Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri” Në pranga ra M. A., 41 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.