Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato e vlerësoi lart punën e SPAK-ut, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri. Në një intervistë dhënë DW , ai nënvizoi se dëshira e bllokut është që procesi i anëtarësimit të jetë vërtet një proces-ndërtimi i shtetit, një proces që krijon institucione të qëndrueshme, të forta dhe të pavarura. “Kjo është ajo që i duhet Shqipërisë.", ishte komenti i tij.