Grupet e shpërndarësve të drogës dhe persona qe nuk njohin frikën e ligjit të veshur nën petkun e të fortit ishin focus në takimin e Ministrit të brendshëm Taulant Balla me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.