Top Channel/ Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, disa të arrestuar e mijëra euro sekuestrohen
10/11/2025 22:25

Tre shqiptarë janë arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi dyshohen të jenë pjesë e një grupi të mirëorganizuar trafiku droge. Policia italiane konfirmoi një operacion të suksesshëm kundër një organizate të trafikut të drogës në një provincën të Bolonjës. Aksioni u realizua pas një hetimi të gjatë që çoi në zbulimin e bazës së grupit dhe në sekuestrimin e 20 kilogramëve hashash dhe 44,500 eurove. Sipas mediave italiane, hetimet u përqendruan në një apartament që besohej se shërbente si qendër për shpërndarjen e narkotikëve. Pasditen e 5 nëntorit 2025, policia ngriti një shërbim mbikëqyrjeje pranë banesës së dyshuar. Gjatë vëzhgimit, efektivët vunë re një 20-vjeçar shqiptar që doli nga godina dhe u drejtua drejt Via San Giobbe. Ai iu afrua pran një makine brenda së cilës ndodhej një tjetër shqiptar 34-vjeçar. Të dy u panë duke shkëmbyer para, pas së cilës i riu mori një çantë të bardhë nga bagazhi dhe e vendosi në makinën e tij. Policia ndërhyri menjëherë dhe gjatë kontrollit gjeti rreth 200 pako kanabisi, me një peshë totale prej 20 kilogramësh. Në makinën e 34-vjeçarit u sekuestruan gjithashtu 42,500 euro, ndërsa 1,000 euro të tjera u gjetën në çantën e tij të shpinës. Kontrolli u shtri më pas edhe në apartament ku u arrestua një 44-vjeçar shqiptar, i treti i grupit. Në banesë policia gjeti 1 kilogram marijuanë, 179.66 gramë hashash, materiale paketimi për drogë dhe 1,000 euro shtesë në para të gatshme. Sipas policisë, 44-vjeçari kishte precedentë penalë për trafik droge në Itali. Të tre të dyshuarit u dërguan në burg në Bolonja. Gjykata vendosi arrest me burg për 34- dhe 44-vjeçarin, ndërsa për 20-vjeçarin u urdhërua arrest shtëpiak. Operacioni u vlerësua nga autoritetet italiane si një goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve shqiptare të trafikut të drogës në rajonin e Bolonjës.

Top News – Dhjetëra protestues nga Shkodra e Kukësi, nisen drejt Tiranës
22/03 16:52
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Dilni të gjithë në shesh
22/03 15:40
Top Channel/ 1400 policë për protestën e opozitës/ Forcat e rendit njoftuan se kanë marrë masat
22/03 15:24
Top Channel/ Rama me studentet kineze në Shqipëri: Marrëdhënia mes dy vendeve ka qenë shumë e afërt
22/03 15:16
Top Channel/ Festa e Sulltan Nevruzit/Besimtarët bektashinj festojnë një nga datat më të rëndësishme
22/03 14:51
Top News – La armën në lokal dhe iku te berberi. Lushnje, policia shpall në kërkim një 21 vjeçar
22/03 14:21
Top News – Fishekë e tritol në banesë. Arrestohet 35 vjeçari në Vlorë për armëmbajtje pa leje
22/03 14:21
Top News – Festa e Sulltan Novruzit. Bektashianët kremtojnë lindjen e dritës ndaj errësirës
22/03 13:57
Top News – Sfidat e të rinjve. Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe
22/03 13:43
Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
DIGITALB DIGITALB