Një 59-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimë narkotike. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., kishte kultivuar kanabis në një parcelë në fshatin Shpërdhazë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.