Një grup kriminal është goditur në Durrës, ku shisnin lëndë narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi” u bë e mundur arrestimi i tre pjesëtarëve të këtij grupi dhe po vijon puna për arrestimin e të tjerëve, tashmë të identifikuar nga policia.