Tre anije të tjera cisternë u goditën në rajonin e Gjirit, dhe synimi ishte i qartë: Irani po vë në jetë me kujdes fushatën e tij për të kufizuar furnizimin global me naftë, cka përfshin bllokimin e rrugës detare kyce të Hormuzit, vendosjes së minave që kërcënojnë anijet tregtare dhe shënjestrimin e trasnportuesve të arit të zi. Pak pasi cmimi i naftës arriti të stabilizohej mes zotimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Eenergjisë se do të hedhë një nivel rekord rezervash në treg, Republika Islamike sulmoi tre anije në ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi që me veprimet e saj, ta rrisë kuotimin e naftës deri në 200 dollarë fuçia.