Një grup kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, është goditur nga Policia e Shtetit pas një hetimi disa javor me metoda speciale. Operacioni i koduar “Jug & Veri” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.