Katër persona janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe pas gjetjes së gjysmë toni kokainë me vlerë 40 milionë paund në parkingun e një lokali. Droga u gjet në një furgon të parkuar në East Yorkshire. Të arrestuarit, tre burra nga Skocia dhe një nga Kolumbia u arrestuan nën dyshimin e importimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Britanisë së Madhe dhe do të mbeten në paraburgim deri në gjykimin e dosjes së tyre.