Paga mesatare në Shqipëri sipas INSTAT ka shkuar në 56.710 lekë. Duke marrë shkas nga rritja e fundit e çmimeve për produktet bazë, në krahasim me rrogën mesatare, jetesa e familjeve shqiptare është bërë më e shtrenjtë. INSTAT shprehet se një familje në Shqipëri në vitin 2019 shpenzonte 41.3% të ardhurave të saj për ushqime dhe pije joalkoolike. Në total shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, të përbërë mesatarisht nga 4 persona, janë 82.235 lekë.