Pas një periudhe të vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbritur në terren për t'i kujtuar bizneseve zbatimin e legjislacionit dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore. Mbi 50 % e subjekteve që operojnë në sektorin e turizmit në Durrës nuk e kanë përdorur kasën fiskale gjatë muajit të kaluar. Situata paraqitet edhe më problematike në jug të vendit.