Top Channel/ Gjyqi, Salianji nxjerr përgjimet: Alizoti do bënte burgun në këmbim të parave
25/09/2024 19:46

Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike mes ish-drejtorëve të policisë Fier dhe shtetasin Alfred Alizoti, i cili sipas deputetit të partisë demokratike ka marrë një shumë parash për të kryer burg. Nëpërmjet një konference për mediat Salianji e cilësoi gjyqin e tij sulm politik me qëllim për ta dënuar. Pas publikimit të përgjimeve telefonike, Salianji shtoi se ka dhe qindra komunikime të tjera që ndodhen në dosjen zyrtare të SPAK. “Ka dhjetëra komunikime të tjera mes drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtuesve të policisë së shtetit, dhe ish prokurorit të çështjes, Gentian Osmanit, kur në të gjitha raste vendosen për të marrë para, kohën kur do të bëhej arrestimi fals, ku Alfred Alizoti të bënte burg në këmbim të parave. Datën në të cilën drejtuesi i policisë së Fierit, i thotë që shefi i madh është jashtë shtetit, përkon me datën kur Fatmir Xhafaj ishte në Kroaci. Pra gjithçka është vendosur, e gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërë, është paraqitur në gjykatë vetëm që të shmanget nga dënimi i ri, vëllai i ministrit të brendshëm të kohës, përveç kësaj, gjyqtari që është i përfshirë në çështje ka marrë përsipër të bërë diçka të pamendueshme që nuk është në funksion të ligjit”. Vendimi për deputetin e PD që akuzohet për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin që Albert Veliu bëri për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafajn do të jepet nesër.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44